Kandidati për deputet nga LDK, njëherit nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka folur për rrugëtimin e tij katërvjeçar në komunë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Manaj ka thënë se gjatë këtij mandati kanë bërë punë të mëdha për kryeqytetin, pavarësisht bllokadave që thotë se i kishin nga niveli qendror.

“Kemi pas angazhim maksimal edhe përkundër bllokadave që kemi pasur nga niveli qendror. Për katër vite, jam krenar që kam pas mundësi dhe fatin që të kontribuoj për kryeqytetin”, ka thënë Manaj.

Reklamë

Manaj ka treguar se ka udhëhequr procesin ligjor të vendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë si dhe kontributin në aspektin ligjor për rrugën “A”, sheshin “Xhorxh Bush”, “Ishullin Urban”, sheshin “Rexhep Luci” dhe tunelin “Agim Ramadani”./Reporteri.net