Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, është prekur thellë emocionalisht gjatë një interviste, ku i është lexuar një letër që ia kishte dërguar mbesa e saj, Bora.

Pantina nuk ka arritur t’i ndalë lotët teksa dëgjonte fjalët e mbesës, e cila e përshkruan atë si një grua të fortë, që u përball e vetme me sëmundjen e rëndë të babait të saj, duke mbajtur dhimbjen për vete për të mos i shqetësuar të tjerët.

Në letrën e saj, Bora shkruan se hallës së saj i ka rënë barra më e rëndë, pasi ishte e para që mori vesh për gjendjen e gjyshit dhe për një kohë të gjatë e përjetoi dhimbjen në heshtje.

Reklamë

Ajo thekson se Pantina nuk u dorëzua asnjëherë, por qëndroi pranë babait të saj deri në fund, duke i dhënë shpresë, forcë dhe motiv për të luftuar për jetën, edhe pse e dinte se situata ishte e vështirë.

Sipas Borës, gjyshi ka folur shpesh për Shqipen në ditët e fundit të jetës, duke shprehur krenarinë për të dhe përkushtimin e saj.

Letra përfundon me një mesazh të fuqishëm dashurie dhe mirënjohjeje: “Të dua sa toka, sa qielli dhe sa dielli.”

Pantina mes lotëve foli edhe për lidhjen speciale me mbesën e saj Borën.

Reklamë