Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është shtyrë afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e KQZ’së bëhet e ditur se afati është shtyrë deri sonte në mesnatë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 12:00”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, afati i regjistrimit ka qenë deri me 5 shkurt 2025, ora 16:00!