×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Stavileci: PDK-ja forca e dytë në vend, shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 0:14

    Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend, me mbi 200 mijë vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite.

    “Ky është një sukses i pamohueshëm për ne, dhe mesazh i fortë për të ardhmen e vendit tonë. Ajo që kemi parë është se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. Rezultati tregon se ata kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër”, tha Stavileci.

    “Tash po hymë në një fazë të re, ditëve në vijim kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza do të dalin me qëndrimin zyrtar për hapat e ardhshëm. Jemi të lumtur me këtë rezultat”, tha Stavileci.

    “Angazhimi për një Kosovë më të mirë tashmë ka filluar. Kosova mundet më mirë”, tha ai.

    /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!