×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Totaj i PDK-së: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 8:19

    Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit.

    Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk e ka pritur rezultatin e arritur nga Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti ka pasur një qeverisje jo të mirë.

    Ai, tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe ka uruar fituesin, pavarësisht zhgënjimit me rezultatin.

    “Së pari duhet t’u japim komplimente qytetarëve, sepse procesi zgjedhor, të paktën deri tani sipas informatave që kemi, ka shkuar mirë. Pas një periudhe të qeverisjes jo të mirë nga Vetëvendosja, marrja e një numri kaq të madh votash për mua ka qenë befasi. Megjithatë, kjo është demokraci dhe duhet respektuar vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Totaj për KlanKosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!