Pas takimit në Deçan, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qindra pjesëmarrës në Junik, ku u prit me plot entuziazëm.
Abdixhiku tha se në tubimin e radhës në këtë komunë, Lidhja Demokratike u gjend “përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim.”
Me motivin e përkrahjes masive edhe nga Juniku, kreu i LDK-së u shpreh i bindur se “nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet”, dhe se këtë do ta bëjnë “të qartë me 9 shkurt.”
“Sonte, në Junikun e traditës dhe mikpritjes, u gjendëm përballë fuqisë drithëruese të një populli të bashkuar për ndryshim! Kjo tokë e pasur me histori dhe krenari, ku çdo bjeshkë flet për qëndresë e atdhedashuri, na tregoi se shpresa dhe vendosmëria për një Kosovë më të mirë janë të gjalla dhe të fuqishme.
Në Junik, aty ku guximi dhe tradita janë kulla të forta të identitetit tonë, ndjemë mobilizimin e jashtëzakonshëm që po përhapet në çdo kënd të vendit. Qytetarët e Kosovës, me përkushtimin dhe besimin e tyre, sot po i japin krah kauzës sonë të madhe të ndryshimit, dhe po ngriten për të treguar se 9 shkurti do të jetë dita e kthesës së madhe.
E kur një popull qëndron i bashkuar, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet, dhe këtë do ta bëjmë të qartë me 9 shkurt.” – ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.