×
  • Lajme
  • Lajme / Kreshnik Radoniqi

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, Kryetari i KQZ’së fton qytetarët të votojnë: Mos harroni, fuqia juaj qëndron në votën tuaj

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 16:45

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, shkruan Reporteri.net.

    Radoniqi ka thënë se përmes votës së lirë, dëshmohet zhvillimi demokratik i shtetit.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është plotësisht i angazhuar për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe me integritet, duke garantuar të drejtën tuaj për të votuar. Mos harroni, fuqia juaj qëndron në votën tuaj”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!