Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë shqiptare në zgjedhjet e mbajtura sot në Mitrovicën Veriore.
Kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës Gonxhe Çaushi ka fituar 402 vota, kurse kandidati tjetër shqiptar që vije nga Lëvizja Vetëvendosje Erden Atiq 294 vota.
PDK ndërkaq përmes një komunikate ka deklaruar se ka dalë fituese edhe në komunat tjera veriore.
Shaqir Hetemi për Leposaviq, Hysen Mehmeti për Zubin Potok dhe Ilir Peci për Zveçan, thkeson PDK nga informatat e deritashme kanë shënuar fitore kundrejt kandidatëve tjerë shqiptarë.
Kujtojmë se vendvotimet janë hapur nga ora 7:00, kurse nga ora 19:00 ka filluar mbyllja e tyre, kur edhe ka nisur numërimi i votave.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha gjatë konferencave te saj për media se procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore kaloi mirë dhe pa ndonjë problem.
Zgjedhjet në veri janë vëzhguar edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV). /Reporteri.net/.
PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut
Mbyllen qendrat e votimit në komunat veriore, s’paraqiten probleme serioze