Edhe katër ditë kanë mbetur deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.
Më 15 mars, qytetarët e Podujevës duhet të votojnë për kandidatin i cili do të zgjedhet për të vazhduar mandatin e kryetarit të deritanishëm, Agim Veliu, shkruan Reporteri.net.
Por nga KQZ, vihet në pikëpyetje nëse këto zgjedhje do mbahen apo jo si shkak i virusit COVID-19 ose të njohur ndryshe si korona virus.
“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar“, ka thënë për Reporteri.net, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Agim Veliu, pas marrjes së postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike./Reporteri/