Zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 14 shkurt, do të organizohen pa mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Daka në një përgjigje për kohen ka thënë se KQZ-ja “nuk do të kërkojë përfshirjen e OSBE-së në këto zgjedhje”
.Këto janë të parat zgjedhje të përgjithshme që do të organizohen pa OSBE-në. Në nëntor të 2020-s, në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut, ishte hera e parë kur u organizuan zgjedhjet e para pa mbështetjen e OSBE-së.
Në vitet e mëhershme, misioni i OSBE-së në Kosovë i ndihmonte KQZ-së për zbatimin e zgjedhjeve, duke ofruar këshilla të natyrës teknike , gjegjësisht, ka pasur rolin e ndërmjetësuesit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.