×
  • Lajme
  • Lajme / KQZ

    Zgjedhjet lokale – Deri tash asnjë deklarim për koalicion, një parti njoftoi për mospjesëmarrje

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 11:04

    Më 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Nga 9 qershori ka nisur periudha për deklarim për koalicione dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. Kjo periudhë mbaron më 23 qershor.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se deri tani asnjë parti nuk ka kërkuar certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

    “Deri më tani, asnjë parti politike nuk ka njoftuar KQZ-së, respektivisht respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.”

    Ndërsa për mospjesëmarrje është deklaruar Organizata Balli Kombëtar Demokrat.

    “Ndërkaq, deri më sot, vetëm një parti politike, Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD) ka njoftuar KQZ-në se nuk do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.”

    “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”, ka thënë Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!