×
  • Lajme
  • Lajme / Zëdhënësi

    Zgjedhjet Lokale më 12 Tetor, KQZ mblidhet së shpejti për miratimin e planeve dhe afateve zgjedhore

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 15:48

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe për kuvendet komunale.

    Pas shpalljes së datës, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, deklaroi për gazetën online Reporteri.net se se institucioni që ai përfaqëson do të nis përgatitjet ligjore për organizimin e procesit zgjedhor.

    “KQZ do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për përgatitjen e zgjedhjeve lokale,”, tha Elezi, duke shtuar se së shpejti do të mbahet një mbledhje për miratimin e afateve dhe planit të aktiviteteve.

    Sipas tij, ky plan do të përfshijë të gjitha fazat e procesit, përfshirë certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve, verifikimin e tyre, deklarimin e koalicioneve, regjistrimin dhe votimin jashtë vendit, si dhe votimin e personave me nevoja të veçanta.

    Po ashtu, plani do të përfshijë periudhën e fushatës, akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, emërimin dhe trajnimin e trupave zgjedhorë, si dhe certifikimin e Listës së Votuesve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!