×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Takimi me Haxhiun

    Kreu i KQZ-së: Preferojmë 7 qershorin si datë për zgjedhjet e parakohshme

    Reporteri
    29 Prill 2026 | 14:53

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është takuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

    Pas takimit kreu i KQZ-së  tha se u duhen kohë për të bërë përgatitjet, dhe rrjedhimisht përmendi 7 qershorin.

    “Sa i përket datës kemi kërku sa më shumë kohë me pasë, për shkak se na duhen përgatitjet, nuk është proces i lehtë. Data e zgjedhjeve preferojmë të jetë sa më vonë. Pra mes 31 majit dhe 7 qershorit, preferojmë 7 qershorin … Por prapë them, le t’i mbetet presidentes të vendos”, tha Radoniqi para mediave.

    Takimi u mbajt një ditë pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues dhe Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

    Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu deklaroi se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues.

    E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!