×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në veri, Gjuriq nesër ia mësyn Kosovës

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 10:15

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet që do të mbahen nesër në katër komuna të veriut.


    Gjuriq ndër të tjera tha se Prishtina po përpiqet që të frikësojë serbët duke dërguar një numër të madh të policëve në qendrat e votimit, transmeton Reporteri.net.

    “Unë u bëj me dije të gjithëve që jetojnë në zemër të Zveçanit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit, se këto janë zgjedhjet që mbrojnë mbijetesën e Serbisë dhe interesave serbe në Kosovë”, tha Gjuriq.

    Ai shtoi se do të përpiqet që nesër të jetë i pranishëm në Kosovë, por kujtoi se vitin e kaluar 18 herë iu ndalua hyrja.

    Ndryshe nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. /Reporeri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!