Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës, ndërsa diskutimet po vazhdojnë me anëtarët e Këshillit.
“Sa i përket heqjes së masave së pari ka nevojë për konsensus”, tha ai.
Orav ka theksuar se BE ka marrë një hov të ri për zgjerimin e saj, mirëpo Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punë dhe çështje për të zgjidhur në mes vete, shkruan Reporteri.net.
“Por momentumi i ri për zgjerim në vetvete nuk është i mjaftueshëm. Të gjithë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një punë të madhe për të bërë: të bëjnë reformat dhe të zgjidhin çështjet dypalëshe.”, ka thënë.
Orav tha se është e nevojshme që të përqafohen vlerat e BE-së dhe të përafrohet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.
“Jam mirënjohës që Kosova vazhdon ta bëjë këtë vullnetarisht. Reformat janë për të përmirësuar jetën e njerëzve: reformat e besueshme janë thelbësore që njerëzit të gëzojnë barazi përpara ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre themelore, energji të pastër, sistem shëndetësor cilësor, infrastrukturë të mirë. Progresi i qëndrueshëm ndër vite rezulton në një përgatitje më të mirë për t’u anëtarësuar në BE. Shembuj të mirë këtë vit janë drejtësia, liria dhe siguria, lufta kundër krimit të organizuar, ekzistenca e ekonomisë funksionale, politika sociale dhe punësimi, si dhe siguria ushqimore.”, ka shtuar ai.
Ai tha se Kosova duhet të shtojë përpjekjet e saj në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetësisë, si dhe në mjedis.
“Mundësia historike për të lidhur të ardhmen tuaj me BE-në është e hapur.”, tha ai
Zëvendëskryemonistri esnik Bislimi në një konferencën e përbashkët me Orav ka folur për Raportin e Progresit të BE, dhe vlerësimet për vendim për secilën fushë.
Bislimi i ka përmendur vlerësimet e BE-së për Kosovën dhe është zotuar për zbatimin e rekomandimeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Bislimi para ambasadorit të BE-së ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ai ka thënë se rekomandimet do të merren seriozisht nga Qeveria.
“Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Në i vlerësojmë të padrejta dhe pavarësisht rekomandimit për largimin e tyre ato qëndrojnë në fuqi.”, tha Bislimi.
Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe se pret që të merret vendim për heqjen e tyre.
Bislimi e ka quajtur ditë të rëndësishme publikimin e këtij raporti dhe ka përmendur të arriturat e Kosovës të cilat janë vlerësuar në këtë raport.
“Raporti për këtë vit tregon se qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze drejt reformave të BE. Raporti e përgëzon Kosovën për politikën e jashtme në raport me luftën në Ukrainën dhe vlerëson sanksionet ndaj Rusisë në përputhje me ato të BE dhe progresin e shënuar në përafrimin e politikës së vizave më atë të BE. Raporti vlerëson pozitivisht zhvillimet në agjendën e bashkëpunimit rajonal.duke vecuar përparimin ne CEFTA dhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal si një nga arritjet më të mëdha të procesit të Berlinit. Përkushtimi Kosovës për të funksionalizuar këtë treg kanë ndihmuar në kapërcimin e sfidave të mëhershme dhe kanë krijuar momentum të ri. KE po ashtu përgëzon Kosovë për përgatitjen e agjendës së reformave për që synon të përmbushë qëllimet e instrumentit të ri për reforma ekonomike. Tek blloku i kreitereve politike raporti nxjerr në pah arritje kyçe sistemin e drejtësisë,në luftën kundër korrupsionit, dhe avancimin e barazisë gjhinore. Për përpjekjet kuyndër korrupsioni ësgrtë Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe Ligji për Prokrurorinë Speciale.”, tha ai.
Po ashtu ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë shtyllë kyce e sigurisë, paqes e stabilitetit në Evropë.
“Sot paketa e zgjerimit përfshinë 10 shtete nga shtatë sa ishin pak vite më herët., duke dëshmuar nagazhimin e përhershëm strategjik të BE për ruajtjen e paqes e sytabiliteut. Me udhëheqësinë e re të BE ky orientim për vendet e përfshira përbën një momentum të ri për përkushtim drejt përmbushjes së vlerave evropiane. Si shtet i përfshirë në pakon e zgjkerimit Kosova beson dhe përfaqëson vlerat evropiane të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë sundimit të ligjit.”, u shpreh ai.