Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, si shkak i kthimit të mërgimtarëve në vendet ku ata punojnë dhe veprojnë.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është raportuar se situata në dalje të pikave kufitare në Jarinje dhe Mutivodë është më e rënduar ndërsa në Merdarë pritjet kanë rënë ndjeshëm.
Në Jarinjë qytetarët po presin deri në 3 orë në dalje ndërsa ne hyrje deri në 25 minuta. Kolona në hyrje nuk ka por në dalje ato arrijnë deri në 1 mijë e 500 metra.
Ndërsa në Mutivodë, pritjet në hyrje arrijnë deri ne 10 miniuta, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 3 orë. Kolona aty nuk ka, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 1 mijë metra.
Por gjendje më e lehtë është në Merdarë ku kolonat në hyrje arrijnë deri në 15 minuta, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 2 orë e 30 minuta. Kolonat në dalje arrijnë deri në 1000 metra ndërsa në hyrje nuk ka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.