×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zhduken dy femra, njëra në Mitrovicë e tjetra në Gjilan

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 9:06

    Po merr përmasa shqetësuese fenomeni i zhdukjes se personave në vendin tonë, veçmas i femrave.


    Policia e Kosovës njofton se dy raste të tilla janë ndodhur së fundmi, njëra në Gjilan e tjetri në Mitrovicë.

    Të dyja femrat kishin dalë nga shtëpia me datë 8 të këtij muaji dhe nuk dihet për fatin e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    “Rr. Fehmi Agani, Gjilan 04.01.2020-NN. Me 08.01.2020 një femër K/Ashkali, ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

    Mitrovicë 05.01.2020. 23:59. Me datën 08.01.2020 ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!