×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduken dy vajza të mitura nga Hajvalia

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 21:03

    Policia e Kosovës thotë se kanë gjetur njërën nga vajzat e cila gjatë së shtunës u intervistua.


    Meqë temperaturat kanë rënë, ky qytetar nga Hajvalia e Prishtinës po përgatitet për dimër.

    Megjithatë një fqinj i tij, ka një brengë më të madhe pasi që dy vajzat e tij të mitura janë zhdukur.

    Vajzat të cilat kanë lindur në vitet 2007 dhe 2009 si të humbura i raportoi motra e saj.

    Në ndërtesën ku jeton kjo familje, shumica e fqinjëve prapa kamerës thanë se janë të njoftuar me rastin, por pa dashur ta deklarohen.

    E në banesën e familjes nuk qëndronte askush gjatë kohës sa po qëndronte ekipi i televizionit.

    Nga fqinjët u mësua se ata gjenden në stacionin e policisë për t;u informuar për rastin.

    Rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.

    Por pasditen e te shtunës sipas burimeve brenda policisë së Kosovës njëra nga vajzat është gjetur dhe e njëjta është intervistuar nga Policia.

    Ndërkohë për vajzën tjetër janë duke bashkëpunuar me familjen që të mësohet ve ndodhja e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!