×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Zhduket në Gjermani 13-vjeçarja nga Kosova, Policia gjermane në kërkim të saj

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 20:30

    Është zhdukur një 13-vjeçare nga Istogu, me banim në Gjermani.

    Bëhet fjalë për të miturën Arta H., e cila është zhdukur që nga 27 qershori, në zonën “Lothar-Streit-Straße” të qytetit Zwickau në shtetin gjerman.

    Për rastin në fjalë kanë shkruar edhe mediat lokale gjermane dhe poashtu edhe Policia e Gjermanisë është në kërkim të së miturës.

    Arta në ditën që u zhduk, sipas mediave gjermane, kishte të veshur xhinse blu të çelët dhe një bluzë të zezë Adidas. Ajo mbante gjithashtu një çantë shpine Nike.

    Policia gjermane është në kërkim të ndihmës nga të gjithë qytetarët atje që t’i kontaktojnë nëse dinë apo kanë parë ndonjë gjë nga momenti kur është zhdukur, Arta.

    Mediat gjermane raportojnë se pos Artës, është zhdukur edhe një bashkëmoshatare e saj me emrin Sahar N. Edhe për të thuhet të jetë zhdukur rreth orës 10:00 në të njëjtën zonë ku raportohet se humbi edhe Arta.

    Policia e Zwickaut ka vendosur numrin kontaktues: 0375 428102, që mund t’i lajmëroni.

    Kurse, ky është numri i familjes që mund të kontaktoni nëse dini gjë për Artën: 015754145810.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!