×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga Policia

    Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj, u largua nga shtëpia tri ditë më parë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 8:24

    Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë, dhe familjarët nuk dinë asgjë për të.

    Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

    “Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.

    Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

    “Rasti i është referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!