Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur Leonard Shefki Mahmuti, i cili nga 28 shkurti ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim/personave të zhdukur, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur.
“Personi i zhdukur është: Leonard (Shefki) Mahmuti, i lindur më datë 07.09.1993 me vendbanim në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.