×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një 6 vjeçare në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 17:47

    Një vajzë e moshës 6 vjeçare është zhdukur sot në Prishtinë.

    Siç bëjnë të ditur “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, 6 vjeçarja ka përfunduar mësimin në shkollën fillore “Hasan Prishtina” rreth orës 15:20 dhe familja e saj nuk mund ta gjejnë.

    “URGJENTE, luten banoret e lagjes Ulpiana ne Prishtine, ne rast se rastisin ne nje vajze e moshes 6 vjeqare e quajtur Melika Imishti le te shkruajne ju lutem. Per shkak te mungeses se ngrohjeve orari mesimore ka perdunduar nje ore me heret dhe vajza ne fjale ka dalur nga shkolla Hasan Prishtina rreth ores 15:20 dhe familja nuk mund ta gjejne. Ju lutem ne ndihme”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!