Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se që nga orët e vona të ditës së djeshme kanë filluar një operacion të kërkim-shpëtimit për një të moshuar në fshatin Bresanë të Dragashit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Një skuadër e ShKShMK nga Prizreni, që nga orët e vona të ditës së djeshme, ka filluar një operacion të kërkim- shpëtimit të një të moshuare të humbur në zonën e fshatit Bresanë në Dragash. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast është njoftuar edhe nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se djali ka raportuar nënën e tij, e cila siç ka deklaruar ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.