Një i mitur në komunën e Gjilanit më datën 15 shtator është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se rastin e ka denoncuar babai i tij, i cila ka pohuar se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orët 10:30.
“Gjilan 15.09.2020–10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar (i mitur) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.