×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni për kërkim me dronë

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 19:17

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur.

    Sipas njoftimit, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar.

    “Pas marrjes së informatës, ekipi operativ është mobilizuar dhe ka filluar kërkimet, duke angazhuar operatorët e dronëve për mbikëqyrje ajrore të zonës së identifikuar. Përdorimi i dronëve po mundëson skanimin e shpejtë dhe të detajuar të terrenit. Operacioni është në zhvillim dhe ekipi mbetet i përqendruar në lokalizimin e personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!