Që prej 2 tetorit kur doli nga shtëpia në Samadrexhë të Suharekës, Emine Berisha, nuk u kthye më aty.
Për 30 vjeçaren nuk dëgjoi kurrkush prej asaj dite, duke përfshirë këtu familjen e edhe burrin e saj. Ky i fundit ia mësyu menjëherë policisë për t’a raportuar si të zhdukur, por tek më pas e mori vesh se gruaja e kishte lënë dollapin e rrobave zbrazët.
Bashkëshorti i 30-vjeçares i tha Klan Kosovës se dyshon që gruaja e tij iku nga shtëpia me vetëdëshirë duke i lënë dy fëmijët e saj të vegjël vetëm, ndonëse me të e as me ndonjë anëtarë tjetër të familjes nuk kishte ndonjë problem.
Policia është vënë në kërkim të zonjës, duke ndërmarrë disa hapa për gjetjen e saj që deri tashti rezultuan të pasuksesshëm. Andaj me urdhër të prokurorit fotografia e të zhdukurës u bë publike në mënyrë që nëse dikush nga qytetarët e sheh t’i lajmërojë menjëherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.