×
  • Lajme
  • Lajme / Shefja e UNMIK

    Ziadeh e çel temën e të zhdukurve para Këshillit të Sigurimit të OKB’së, përmend vdekjen e Bajram Qerkinit që vdiq pa e gjetur djalin

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 21:33

    Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udhëheqësit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, shkruan Reporteri.net.

    Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku në mesin e personave të zhdukur ishte edhe djali i tij, Reshati. Qerkini vdiq pa e gjetur djalin e tij.

    “Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e z.Bajram Qerkini, babai i një djali të zhdukur me forcë, që i ka kushtuar dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitetet e etni dhe kanë qenë mishrimi i humanizmit të gjithëve që janë prekur. Trashëgimia e tij vazhdon të udhëtojë rrugën në këtë drejtim dhe UNMIK mbetet i përkushjtuar Qendrën e Resurseve për personat e pagjetur dhe për të gjithë familjarët që ende kërkojnë përgjigje”, ka deklaruar Ziadeh.

    Ajo bëri thirrje që të ecet tutje pa vonesa dhe të ndihmohen familjet për të zbardhur fatin e të dashurve tyre.

    “Inkurajoj të gjitha palët që të shfrytëzojnë plotësisht këtë komision të përbashkët, bashkërisht me me grupin ekzistues për personat e pagjetur për të ecur më tutje pa asnjë vonesë dhe të ndihmojnë familjet që të zbardhin fatin e të dashurve të tyre”, ka shtuar Ziadeh./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!