Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.
Ai ka thënë se situata kërkon reagjm të menjëhershëm.
“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruari ai.
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR VULLNETARË
Të nderuar qytetarë,
Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.
Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.
Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!
BR
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.