×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në bodrumin e një konvikti në Qendër të Studentëve

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 13:37

    Bodrumi i konviktit lll në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

    Sfishta ka deklaruar se studentët janë të sigurt dhe se s’ka asnjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale.

    Ai ka thënë se zjarri është shuar shumë shpejt dhe se tash janë në pritje të ekspertëve të zjarrit për të mësuar shkaqet.

    “Ka ndodh para 1 ore e gjysmë një zjarr në podrumin e konviktit nr.3. Dëme materiale ka shumë pak, në njerëz s’ka hic. Studentët janë të sigurtë. Po e presim ekspertin e zjarreve me i kqyr shkaqet. Tash do të dalim me njoftim për media. Zjarri është shu menjëherë, ka qenë shumë i vogël”, ka thënë Sfishta. /express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!