Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.“Rreth ores 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.
“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar.Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.