×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në Termocentralin Kosova A, policia jep detaje

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 13:26

    Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë të hapësirës së Termocentralit Kosova A.


    Nga videot e siguruara në Indeksonline shihet se si nga zjarri re të tymit janë shpërndarë në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës..

    Zjarrin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

    Sipas saj nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.

    “Rreth orës 11:30, kemi pranuar një informatë për një zjarr në termocentralin Kosova A. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe zjarrfikësit, nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit të Obiliqit”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!