Pas përfshirjes nga zjarri të disa vendeve në Kosovë, KFOR-i ka dërguar mbështetje ajrore shtesë për të parandaluar përhapjen e mundshme të zjarrit në zonat që tash e disa ditë janë goditur nga zjarri.
Zjarri ende nuk është lokalizuar në disa qytetet në Kosovë.
Në një përgjigje për gazetën Insajder, KFOR-i thotë se ka ofruar mbështetje në këtë drejtim përmes aftësive ajrore amerikane, veçanërisht helikopterët UH-60 Blackhawk për të shuar flakët në zonat që ishin të vështira për t’u arritur për shkak të terrenit të ashpër.
“Dje, KFOR -i, me kërkesë të institucioneve vendore dhe pasi ka vlerësuar ndikimin e ndërhyrjes në mision dhe rëndësinë e përhapjes së mundshme të zjarrit, ka dërguar mbështetje ajrore shtesë në mbështetje. Misioni ynë është i gatshëm për të ofruar ndihmë të mëtejshme, sipas nevojës dhe kërkesës”, ka thënë Antonio MINUTELLA nga zyra Kryesore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zëdhënësja e COMKFOR –it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.