×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësit besojnë që faktori njeri është shkaktar kryesor i zjarrit

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 19:59

    Kosova aktualisht po përballet me vatra zjarri në disa lokalitete.


    Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, ndërmarrjet publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it që po ndihmojnë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

    Zjarrfikësi Behar Shala ka thënë që faktori njeri është shkaktar kryesor i zjarrit.

    “Është e ndalueshme me ligj për me bo ndezje të zjarrit për shkak të ndotjes dhe rreziqeve të tjera. Kemi pasë raste që kanë vdekur njerëzit në zjarre fushore. Qytetarët kanë nevojë me ju tregu që pasojat mund të jenë të mëdha në fund”.

    Shala në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka treguar për vështirësitë që i kanë në shuarjen e zjarrit.

    “Duhet me cek që ka zjarre që nuk janë të mëdha, por është terreni aq i thyeshëm që të merr kohë derisa të mbërrish. Automjeti është vështirë me shku deri te vatra e zjarrit. Zjarret e fshehta bindesh që janë fik, por janë erërat që e rindezin”.

    Tutje Shala theksoi që kapacitetet për të reaguar në këto raste janë shumë të vogla.

    “Kapacitetet janë minimale. Duhet shteti me marr masa patjetër dhe të mos humbin jetë njerëzish. Një zjarr fushor nëse ndodh, Prishtina nuk mund të çojë më shumë se një shofer dhe një zjarrfikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!