×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësit e Kosovës kanë automjet që daton prej vitit 1973

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 11:07

    Latif Zeka, udhëheqës i brigadës së Zjarrfikëseve në Prishtinë, foli për sfidat me të cilat po përballen zjarrfikësit.

    Ai mes tjerash, kritikoi ndarjen prej 10 milionë eurosh për policinë dhe zjarrfikësit nga buxheti për këtë vit, pasi sipas tij, kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi duhen riparime.

    “Ne kemi automjet të vitit 1973”, tregoi Zeka në klakosova.

    Zeka tregoi se për rajonin e Prishtinës janë vetëm 99 zjarrfikës, mosha mesatare e të cilëve është 51 vjet.

    “Që 18 vjet nuk kemi pranuar asnjë zjarrfikës, përderisa ka shumë të interesuar”, u shpreh ai.

    “Vetëm Prishtina duhet t’i ketë së paku 150 zjarrfikës, Fushë Kosova, Obiliqi e Graçanica duhet t’i kenë zjarrfikësit e vetë”.

    Zeka tha se për vitin 2021 kanë pasur rekord të rasteve ku kanë intervenuar.

    “Brenda vitit 2021 i kemi pasur 2 mijë e 150 raste, që është një rekord për neve”.

    “Ka pasur shumë zjarre fushore-malore, vërshime, aksidente të komunikacionit dhe probleme me rrymën. Zjarrfikësit janë marrë edhe me ngecjen e qytetarëve në ashensor. Po ashtu me qen e mace që bien në puseta”, shtoi ai.

    Tutje Zeka u ankua për kushtet infrastrukturore të vështira, derisa të arrijnë tek vendi për intervenim.

    “Unë shpesh i pyes si po mund të kalojnë këtë rrugë, qytetarët përpiqen të lirojnë rrugën, por nuk ka hapësirë”.

    Udhëheqësi i brigadës falënderoi qeverinë, pasi tha se zjarrfikëset janë paguar me përpikëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!