Në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ka shpërthyer një zjarr duke shkaktuar rrezik për shtëpitë që gjinden përreth.
Lexues të gazetës online Reporteri.net, kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se zjarri ka mbuluar pjesë të mëdha të fshatit, përfshirë edhe shtyllat e rrymës elektrike.
Sipas dëshmitarëve, zjarri është shkaktuar nga vetë qytetarët si pasojë e pakujdesisë së tyre.
Ndryshe, në Mitrovicë edhe dje shpërtheu një zjarr në veri të qytetit.
Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.