Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas djegies së dy zyreve në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit po heshtin”.
“Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit.
Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Tmerr!
Përgjegjësi.
Dorëheqje.