Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një depo në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për gazetën online Reporteri.net, se nga zjarri s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ahmeti ka thënë se në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.