Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha sonte se vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e pelegrinëve serbë të arrestuar në Gjakovë ishte i drejtë dhe i bazuar në prova, ndonëse vendimi i shkallës së parë kishte qenë i gabuar.
Zogaj u shpreh se vendimi i gabuar i gjykatës së shkallës së parë ishte ndikuar nga rrethana urgjente, por ai u korrigjua në instanca më të larta.
“Në rastin konkret ka një vendim të Gjykatës Supreme, e që absolutisht ne besojmë thellësisht se është vendim i duhur. Në këtë rast i bie që duhej të na vinte keq për vendimin e gabuar të gjykatës së shkallës së parë, por që faktorët dhe rrethanat të ushtruara në kohën urgjente mund të diktojnë vendim të gabuar të shkallës së parë. Por natyrisht se institucionet janë për me e korrektu në nivel të shkallës së dytë dhe të tretë”, deklaroi Zogaj në emisionin CONTEXT në ATV.
Ai po ashtu tha se drejtësia nuk ndikohet nga emocionet publike, por udhëhiqet nga faktet dhe provat konkrete.
“Gjykata kërkon fakte dhe prova për vendimmarrje, dhe krejt tjerat çka janë jashtë letrave, jashtë fakteve të provuara, janë çështje që mund të diskutohen dhe mund të konsumohen nga publiku, por vendimmarrja e gjykatës është vendim i gjykatës dhe besojmë që është i duhuri dhe i drejti”, u shpreh Zogaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.