Opinionisti Petrit Zogaj ka reaguar rreth deklarimeve të një organizate për avokim rreth të drejtave të komuniteti LGBTI, se Qeveria nuk ka pranuar ta ndriçojë objektin. Arbër Nuhiu i organizatës CSGD ka deklaruar se fillimisht kërkesa ishte aprovuar, por më pas ishte refuzuar pas dy dite.
Një veprim të tillë në ndërtesën e Qeverisë e kishin bërë përvitshëm qeveritë e kaluara nga viti 2014.
“Javën e kaluar kemi kërku prej Zyrës për Qeverisje të mirë, pranë Zyrës së Kryeministrit, kërkesë kemi bo që me e ndriçu ndërtesën e Qeverisë me 17 maj një aktivitet që ndodh rregullisht prej vitit 2014. Me 12 maj, prej Zyrës për Qeverisje të mirë na është konfirmu që kërkesa jonë është aprovu dhe me 17 maj duke fillu prej orës 20:00 në mbrëmje, do të ndriçohet ndërtesa e Qeverisë me ngjyrat e ylberit. Me 14 maj kemi marrë një email tjetër, që opsioni për me e ndriçu ndërtesën ka ra, dhe prej kabinetit të kryeministrit na kërkohen opsione të tjera”, ka thënë Nuhiu për Kallxo.
Opinionisti Zogaj thotë se ky veprim i Qeverisë vjen nga flirti i saj me grupet religjioze.
“Flirtimi me grupet religjoze per perfitime politike nuk vjen pa cmim. Qeveria e majte ne detyre, tash behet e ekstremit te djathte dhe per ndonje vote aty-ketu, vendos qe ta radikalizojne debatin per te drejtat e komunitetit LGBTI ?️?”, ka shkruar ai.
Kjo është hera e parë, prej vitit 2014 që vendoset në pikëpyetje një aksion i tillë simbolik. Kryeministri Albin Kurti më herët nuk ka dalë as në paradat e LGBTI, që janë vjetore dhe dalin drejtues institucionesh e ambasadorë./Reporteri