×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj për veturat e parkuara në trotuare në Prishtinë: Do ta rrisim numrin e inspektorëve

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 18:15

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar një fotografi të disa veturave të parkuara pa vend, afër Parkut të Qytetit.

    Ai ka thënë se kjo është një pamje e papranueshme dhe është shprehur se do të rrisin numrin e inspektorëve në Prishtinë.

    “Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla. Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!