×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj tregon nëse deputetët e LDK-së do ta votojnë Fatmir Limajn si kryeparlamentar

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 20:12
    Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës

    Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, tha se LDK dhe VV kanë një “hendek” të madh mes vete i cili “është thelluar me ofendimet e vazhdueshme”, kur u pyet se përse Abdixhiku nuk i shkoi Kurtit në takim.

    Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse LDK ka votë për t’i dhënë kreut të Kuvendit.

    “Në parim ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar. Një kryeparlamentar i cili nuk arrinë me i pas 61 vota, ai nuk e meriton as me qenë aty”, tha Zogaj në Frontal në T7, transmeton Express.

    “Votën e LDK-së nuk do ta kenë për kryetar të Kuvendit”, përsëriti ai.

    Në nënpyetjen nëse LDK do ta votonte Fatmir Limajn për kryepralamentar, ai tha:

    “Presim ta shohim nesër si do të rrjedhin ngjarjet politike”, tha Zogaj në T7.

    Ndërsa, për mos shkuarjen e Abdixhikut në takim te Kurti, ai u deklarua si më poshtë:

    “Qëndrimi ynë politik mendoj ka qenë i njohur për publikun…Është i tillë për disa arsye, ne kemi një diferencë në ideologji…”, tha Zogaj, duke shtuar se kanë “hendek” me LVV-në që është “thelluar edhe më shumë me ofendimet e vazhdueshme”, tha Zogaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!