Zonja e parë e Prishtinës Kristale Ivezaj-Rama, ka reaguar disa orë pasi bashkëshorti i saj Përparim Rama, edhe zyrtarisht e ka pranuar detyrën e kryetarit të Prishtinës.
Ajo tha se Përparimi do të punojë shumë për ta çuar lartë titullin e tij të kryetarit.
Ivezaj-Rama ndau momente pas ceremonisë së betimit të të parit të kryeqytetit.
“Fjala transformim duket e vogël për t’i përshkruar këto momente . Të gjithë e dimë që Përparimi do të punojë pa pushim për të çuar lart titullin e tij Kryetar i Komunës.Ai u inagurua sot në mëngjes dhe fillon detyren për ti shërbyer Prishtinës sot! Urime pa fund ekipit të tij të shkëlqyer dhe gjithë Prishtinës! Ditë të mira janë para nesh “, ka shkruar ajo në Instagram
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.