×
  • Lajme
  • Lajme / Paralajmërimi për shtrenjtim

    ZRRE ende pa vendim për rritjen e tarifave të energjisë, komentet mund të bëhen edhe sot

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 7:33

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se ende nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë.

    Siç u bë e ditur, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe komentet e sugjerimet e konsumatorëve, organizatave të shoqërisë civile e bizneseve mbi këtë raport mund të bëhen edhe sot.

    “Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, thuhet në njoftim.

    Ky institucion ka thënë se për të paraqitur komentet mund të vizitohet faqen zyrtare të ZRRE-së.

    Kujtojmë se një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet të shtunën e 5 prillit në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës.

    Grupi “Asnjë cent ma shumë” ka njoftuar se kjo protestë do të nisë nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

    Pakënaqësitë shpërthyen pas paralajmërimit për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 15 për qind, nga 1 prilli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!