ZRRE-ja pagoi qira 8 vjet për objektin pa leje ndërtimore

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paguar qira për 8 vjet me radhë në një objekt i cili ka qenë pa leje ndërtimore.

Që prej vitit 2012, ky institucion ka paguar qira për objektin, ndërsa janë larguar pas vërejtjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Pas largimit nga zyrat e vjetra, ZRRE-ja ka kaluar në një objekt tjetër, por që për deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke paguar vlerë të lartë për qira.

Kryetari i bordit të ZRRE-se ka thënë që për arsye ligjore kanë qenë të detyruar ta ndërrojnë lokacionin.

“Ne si bord jemi kompletuar në gusht të këtij viti dhe kemi marrë vendim për largim nga objekti, për dy arsye, vërejtjen nga auditori për shkak të kushteve ligjore dhe vjetërsisë. Objekti ka qene pa leje, dhe në të kemi qëndruar prej vitit 2012, përmbi 8 zyre kanë qenë në shfrytëzim dhe kanë qenë pa leje ndërtimi. Prandaj ne në shtator kemi qenë të obliguar të lëvizim për arsye ligjore”, tha kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu në mbledhjen e sotme.