×
  • Lajme
  • Lajme / Tarifaj e reja

    ZRRE mblidhet nesër në 10:00 për të vendosur lidhur me shtrenjtimin e rrymës

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 16:46

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet nesër për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

    Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika, shkruan Reporteri.net.

    Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

    Rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.

    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

    Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ia ka rikujtuar sot ZRRE’së se çdo kosto që mund të ishte shmangur nuk duhet të bjerë mbi qytetarët, por të mbahen përgjegjës operatorët.

    “Përveç komenteve të dërguara me shkrim, nga ZRrE kërkova trajtim me prioritet dhe mënyrë proaktive të nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshirë auditimin e investimeve të deritanishme, uljen e humbjeve teknike me hapa më të shpejtë dhe eliminimin e humbjeve komerciale”, ka shkruar Rizvanolli./Reporteri.net

    Rizvanolli rikujtim ZRRE’së një ditë para vendimit për rrymën: Çdo kosto që mund të jetë shmangur s’duhet të bjerë mbi qytetarët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!