×
  • Lajme
  • Lajme / Zyra e Rregullatorit për Energji

    ZRRE propozon shtrenjtimin e rrymës për 15%

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 19:36

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %.

    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

    Rregullatori i energjisë tha se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.

    Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje.

    “Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat. Bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

    ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e poktikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.

    “Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!