×
  • Lajme
  • Lajme

    Zubin Potoku, komuna veriore më e prekur nga coronavirusi

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 20:18

    Krishtlindjet ortodokse po festohen edhe në Zubin Potok. Kontakte me të tjerët, qytetaret e Zubin Potokut kanë vetëm përmes ballkonit.


    Por, kjo nuk është arsyeja e vetme pse qytetarët e kësaj komune po qëndrojnë në shtëpi.

    Kjo komunë është më e goditura në veri të Kosovës, me coronavirusin.

    Gjatë të Dielës, nga rezultatet e Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, në komunë e Zubin Potokut janë shtuar edhe 13 raste të reja.

    Kështu numrin i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 19.

     

    Gjatë të Hënës, në këtë komunë u panë kohë pas kohë edhe vetura të ndihmës së shpejtë.

    E stafi mjekësor, duke e marrë parasysh këtë situate po qëndronte në gjendje gatishmërie.

    Gjithë ata qytetar që u panë duke lëvizur, ishin të pajisur me mbetje mbrojtëse.

    Madje përmes maskave të vendosura tregojnë edhe identitetin e tyre.

    Ndërkohë, në pjesë të kësaj komune po shiheshin një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Zëvendës drejtori i Policisë për pjesën veriore Besim Hoti, tha se Policia e Kosovës po kujdeset ta mbajë rendin edhe në këtë komunë.

    Megjithatë qytetarët po vazhdojnë të kenë frikë se mund të preken nga virusi.

    Ndërkohë, një qytetar tjetër i kësaj komune thotë se ka një arsye pse është përhapur ky virus në Zubin Potok.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me covid -19 në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë tani është 80.

    Në komunën e Zveçanit janë 19 të sëmurë prej të cilëve deri tani 10 janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!