×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë

    Zupançiq: Çështjet të zgjidhen përmes dialogut që të mos shohim situata si në Ukrainë

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 13:17

    Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë ka thënë se shteti i saj vazhdon ta mbështes rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj, Glauk Konjufca, Zupançiq ka thënë se vizita e saj kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve.

    Dua të theksoj rëndësinë e diplomacisë parlamentare. Kjo vizitë kontribuon në forcimin e mëtutjeshëm mes dy kuvendeve. Kuvendi është i gatshëm që të ndajë eksperiencat e mira dhe me përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Sllovenia ka qenë shumë e shpejt në njohjen e pavarësisë së Kosovës ne e mbështesim rrugëtimet e juaj euroatlantik. Është mirë që vendet e treta të njohin të dyja shtetet se kështu ato janë në të njëjtin nivel. Është mirë që vendet e treta që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.

    Zupançiqi ka folur edhe për veprimet e njëanshme të Serbisë, për të cilat ka thënë se nuk shihen mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

    Ajo ka shtuar se problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut në mënyrë që situata mos të çojë në luftë sikurse në Ukrainë.

    Nëse nuk i zgjidhim gjërat përmes dialogut, atëherë shohim gjëra të këqija si në Ukrainë, sepse nuk i kushtojmë rëndësi situatave që çojnë te lufta. Unë dua që të shoh që autoritetet e Serbisë të tregojnë ndryshim, t’i ndryshojnë këndvështrimet e tyre dhe të jenë më të hapur”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!