Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës që po largohen nga vendi se “në Evropë nuk ka paga të cilat i presin qytetarët”.
Hoxhaj, në një intervistë për RTK, ka deklaruar se ata që e lëshojnë Kosovën – një vend me shkallë të papunësisë mbi 30 për qind – për një shtet në Evropë, duhet ta kenë parasysh që “duhet të punojnë shumë”.
“Në Evropë duhet ta kenë parasysh edhe ata që shkojnë se duhet të punojnë shumë pagat nuk janë ato të cilat qytetarët i presin dhe shpenzimet e tjera po ashtu janë të larta. Shpeshherë edhe ata të cilat kanë një pagë e karrierë tentojnë të ikin jashtë vendit për të bërë një jetë më të mirë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Kujtojmë se thuajse çdo ditë dhjetëra të rinjë po ikin nga vendi në drejtim të vendeve të Evropës për një mirëqenie më të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.