Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, duke dashur të prezantojë njëvjetorin e vizitës së Papës Françeskos në Shkup, postoi një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku e përshëndeti Papën.
Dhe e gjithë kjo ishte në rregull deri sa përdoruesit e Twitterit gjetën foton origjinale, e cila tregon se Osmani nuk ishte në të vërtetë vetëm, ndërsa shtrëngonte duart me Papën, përcjell Reporteri.net.
Me sa duket, zëvendëskryeministri ndërhyri në foton origjinale dhe fshiu të gjithë njerëzit përreth tij për të bërë të duket sikur takimin me Papën e kishte i vetëm.
Nuk është e nevojshme të jesh amator për të parë fotomontazhin e bërë keq nga Osmani. Fotografia ishte prerë në mënyrë joprofesionale, në masën që koka e një prej të pranishmëve mbeti e paprekur mbi kokën e Zëvendëskryeministrit, kështu që fotografia bëhet edhe më komike duke parë një vesh të tretë në kokën e Osmanit.
Sot, në rrjetet sociale, ai është plot me komente dhe tallje për redaktimin e bërë keq nga Osmani dhe Papa.
Montazhe të reja të bëra dobët tani janë duke u bërë nga qytetarët, të cilët kanë filluar një tallje masive me zv.kryeministrin shqiptar. Disa qytetarë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, që Osmani të regjistrohet në një kurs për Photoshop, në mënyrë që të mos ketë rrëshqitje të tilla në të ardhmen. /Reporteri.net